BBC bën vlerësimin e lojtarëve në ndeshjen Angli-Kosovë, Valon Berisha lë pas Sanchon dhe Sterlingun

Mediumi i madh britanik BBC ka bërë vlerësimin e futbollistëve në sfidën eliminatore për Euro 2020. 

Kosova u mposht me rezultat 5-3 nga Anglia, por humbja mbeti në plan të dytë, pasi paraqitja e djelmoshave dardanë ishte për çdo lëvdatë.Golat në këtë ndeshje për Dardanët u shënuan nga Valon Berisha (1′, 49′) dhe Vedat Muriqi (55′).

Pas ndeshjes, BBC ka bërë vlerësimin ku ylli i Kosovës është notuar me 7.54, duke lënë pas yje si Raheem Sterling dhe Jadon Sancho.

Ylli i Dortmundit u notua me 7.32, ndërsa ai i Cityt 7.21, duke lënë shumë mbrapa bashkëlojtarët e tyre anglez.

Please publish modules in offcanvas position.