Subvencione për klima do te jepen në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kërçovë

Në komunat e Bashkisë së Shkupit, në Tetovë, Manastir dhe Kërçovë, Qeveria në pajtim me Planin për ajër të pastër do të fillojë me ndarjen e mjeteve për zëvendësim të plotë të stufave me dru, me kondicionerë me efikasitet të lartë – invertorë, njoftoi sot në konferencë për shtyp zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli.

Ai informoi se qytetarët në zonat ku ndotja është enorme, do të përdorim në pajtim me Ligjin, mundësi 100 për qind të marrin mbështetje nga Qeveria në këmbim të stufave me dru me kondicionerë me efikasitet të lartë – invertorë.

Do të doja të përmend, shpenzimet e përgjithshme vjetore për ngrohje, të themi në sipërfaqe prej 60 metrave katrorë, me kondicioner invertor kushton 11.734 denarë, nëse përdorni dru – kjo do të kushtonte 18.586, apo nëse përdorni naftë për amvisëri madje 43.038 denarë”, tha Makraduli.

Përveç kësaj, Makraduli tha se krahas ngrohjes në periudhën e dimrit, kondicionerët invertorë gjatë muajve të verës, si vlerë plotësuese, do t’i freskojnë hapësirat ku janë instaluar. Në pyetjen se si do të implementohet masa, zëvendësministri tha se prioritet do të kenë zonat me emisione më të larta në ajër dhe konsumatorët e kategorisë së ndjeshme.

Sa i përket vlerës së çmimit, ai tha se vendimi për vlerën e mjeteve do ta sjellin institucionet në kuadër të kompanisë ELEM, ndërkaq ajo sipas tij do të jetë relativisht shpejtë.

Please publish modules in offcanvas position.