Ish kryeministri turk Davutoglu e braktisi partinë e Erdoganit

Ahmet Davutoglu i cili ishte kryeministër i Turqisë nga 2014 deri në 2016 sot ka bërë të ditur se e braktis partinë për drejtësi dhe zhvillim (AKP), e drejtuar nga presidenti Taip Erdogan.

Sipas mediave lokale edhe tre zyrtar trë tjerë e kanë braktisur së bashku me Davutoglu.

Para disa ditëve AKP filloi procedurën për shkarkimin e Davutoglus dhe tre  ish deputetëve për shkelje të disiplinës partiake.

Ish kryeministri tha se nuk pajtohet me kursin politik të tanishëm të AKP dhe ka për qëllim që të fromojë partinë e tij.

Sot kemi përgjegjësi historike të krijojmë një lëvizje të re politike. I ftoj të gjithë të punojnë me ne pa marrë parasysh qëndrimet politike tha Davutoglu.

Në muajin Maj 2009 Ahmet Davutoglu ishte emëruar për ministër i punëve të jashtme, dhe pesë vite më vonë në Kongresin e AKP ishte zgjedhur për kryetar të partisë që ishte konfirmuar nga presidenti Erdogan për kryeministër të partisë qeverisëse.

Në Maj 2016 Ahmet Davutoglu pohoi se nuk do të kandidohet për një mandat të ri si lider i AKP në kongresin e radhës të partisë. Sipas analistëve vendimi i tij  ishte nxitur si rezultat i mospajtimeve me Erdoganin për çështje rreth  politikës rigoroze mediale të presidentit dhe luftën e armatosur kundër partisë së ndaluar kurde PKK në vend pas ndërprerjes së zjarrit në 2015.

Please publish modules in offcanvas position.