Pendarovski –Tusk: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të ardhme evropoiane

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka takuar kryetarin e këshillit të Evropës, Donad Tusk .Në takimin miqësorë, sic thuhet në kumonikatën e presidencës, janë këmbyer mendime për gjendjen e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut dhe rajonit, si dhe për aspiratat e shtetit për anëtarësim në Unionin Evropian.
Sipas Penadrovskit, Maqedonia e Veriut në dy vitet e kaluara ka sjellë vendime të rënda për shumë cështje të ndjeshme, sic është mareveshja e Prespës me Republikën e Greqisë dhe marëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë e cila implementoi reforma thelbësore në shumë sfera kyce , me të cilat ka vërtetuar përkushtimin e procesit eurointegrues .
Pendarovski pret që Këshilli I Evropës në tetor të valorizojë përkushtimin e shtetit dhe të verifikojë rekomandimin e 10-të të Bashkimit Evropian, për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve paraqasëse për anëtarësim në Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që do të jetë një impakt i fortë për realizimin e më tutjeshëm të reformave thelbësore në shtet .
Kryetari i Këshilit Evropian, Donald Tusk në Shkup takon edhe kryeministrin Zoran Zaev , ku është paraparë pres konferencë e përbashkët e në Qeveri. Vizita e Tuskut në Shkup është në prag të pritjes së vendimit për marrje të datës për fillim të negociatave me BE-në në tetor.
Mandati i kryetarit aktual të Këshillit Evropian skadon më 1 dhjetor, ndërsa në vend të tij do të vjen kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishel.

Please publish modules in offcanvas position.