Ndryshon Moti: Temperatura e mëngjesit do të ulet deri zero

Ulje të temperaturës, e cila në orët e mëngjesit në disa pjesë do të ulet deri në zero, paralajmërojnë meteorologët për ditët në vijim.

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe paraqitje lokale të bubullimave. Nesër dhe të premten do të fyejë erë kohëpaskohshme e përforcuar veriore që do të shkaktojë ulje të temperaturave. Pastaj në ditët në vijim moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit që vende vende do të ulet deri në zero gradë.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tetë deri 15 gradë, ndërsa të premten prej shtatë deri 15, të shtunën prej zero deri nëntë, të dielën prej zero deri 10 gradë, të hënën prej dy deri 11 dhe të martën prej katër deri 13 gradë Celsius.

Temperaturat ditore do të lëvizin nesër prej 18 deri 28 gradë Celsius, të premten prej 18 deri 25, të shtunën prej 19 deri 26, e diel prej 20 deri 27 gradë Celsius, të hënën prej 22 deri 30 gradë Celsius të martën prej 22 deri 29 gradë Celsius.

Please publish modules in offcanvas position.