Gazeta gjermane “Die Velt”, Qeveria e Erdoganit kidnapon njerëz që jetojnë jashtë

Qeveria turke në krye me Erdoganin deri tani ka kidnapuar 31 persona jashtë vendit, transmeton gazeta gjermane “die Velt”. Në lajmin e titulluar si “ Qeveria e Erdoganit ka kidnapuar 31 persona jashtë vendit” dhe bëhet e ditur se vitet e fundit në burgjet turke kanë ndodhur 23 raste të dyshimta të vdekjes.

Sipas “Die Velt” kidnapimet kanë ndodhur në periudhën pas tentimit për grusht shtet në 2016, kurse cak më i shpeshtë i kidnapimit janë anëtarët e lëvizjes Gylen të cilën qeveria turke e ngarkon për organizimin e puçit. Gazeta thirret në pasqyrën universale periodike (UPR) pranë OKB. Në vitin 2020, qeveria turke do të jetë nën mbikëqyrjen e OK, dhe sipas raporteve të UPR ky institucion deri tani ka pranuar letra nga një numër i madh i qytetarëve turk, të cilët për shkak të dhunës janë detyruar ta lëshojnë vendin.

25 RASTE TË DYSHİMTA TË VDEKJEVE NË BURGJE

Gazeta mes tjerash transmeton se ë periudhën e fundit janë vërejtur gjithsej 23 raste të dyshimta të vdekjes. Raporti I Hjuman Rajts  paralajmëron në shkeljen serioze të të drejtave të njeriut dhe një numër i madh i rasteve të dhunës në burgje të Turqisë. Përveç kësaj qeveria turke nuk kanë filluar asnjë lloj hetimi në lidhje me rastet e dyshimta të vdekjes.

Organizata joqeveritare SERA në raportin e saj thekson se duart e gjata të Erdoganit janë aktive në të gjitha anët e Evropës. Në vitin 2016 shërbimet sekrete turke në bashkëpunim me disa biznesmen lokal kanë tentuar të kidnapojnë një qytetar turk I cili shumë vite jeton dhe punon në Turqi shkruan “Die Velt.

NGA GJERMANIA ËSHTË KËRKUAR EKSTRADIMI I 30 PERSONAVE

Die Velt, po ashtu transmeton se Erdogan deri tani ka kidnapuar përfaqësues të Gylenit në Kosovë, Malejzi, Pakistan, Kazakistan dhe Gabon. Përveç kësaj Turqia deri tani ka kërkuar ekstradim madje të 30 personave nga Gjermania.

Sipas gazetës gjermane Die Velt, Human Rajt Voç informon se qeveria turke i burgos të gjithë kundërshtarët dhe i etiketon terrorist, dhe kryesisht kryen torturë kundër ndjekësve të Gylenit dhe kurdëve.

Please publish modules in offcanvas position.