Konferencë për lidhjen mes parandalimit të mashtrimeve dhe hetimeve

Në organizim të Zyrës evropiane për luftë kundër mashtrimit OLAF, ndërsa me ndihmën e Ministrisë së Financave, sot në Shkup do të mbahet konferencë me fokus të posaçëm në parandalimin e mashtrimeve “Lidhja mes parandalimit të mashtrimeve dhe hetimeve”.

Ngjarja, siç informojnë nga Ministria e Financave, ka rëndësi të madhe sepse mundëson shkëmbimin e përvojave në pjesën e luftës kundër mashtrimeve gjatë shfrytëzimit të mjeteve nga Bashkimi Evropian.

Është paralajmëruar fjalim i drejtorit të përgjithshëm të Zyrës evropiane për luftë kundër mashtrimit OLAF, Vile Itala dhe ministres së Financave Nina Angelovska.

Please publish modules in offcanvas position.