PSG e turpëron Realin, Juve i çon dëm dy gola epërsi ndaj Atleticos, fitojnë Bayern e Man City

Paris Saint-Germain e ka turpëruar 3:0 Real Madridin, përkundër se i mungoi Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani. Juventusi e çoi dëm një epërsi prej dy golave kundër Atletico Madridit në Wanda Metropolitano për të barazuar 2:2. Bayern Munich dhe Manchester City fituan siç pritej ndaj Crvena Zvezdës dhe Shakhtar Donetsk, përkatësisht.

Por, natyrisht djelmoshat e Diego Simeones nuk u dorëzuan dhe Stefan Savic e frymëzoi rikthimin me golin e tij me kokë në minutën e 70-të.

Hector Herrera, i futur në lojë nga stoli, shënoi po ashtu me kokë në minutën e 90-të dhe e shpëtoi Atleticon nga humbja.

Në ndeshjen tjetër të Grupit D mes Lokomotiv Moscow dhe Bayer Leverkusen, klubi rus fitoi 1:0 ndaj gjermanëve dhe e merr kryesimin e grupit.

Bayern Munich 3:0 Crvena Zvezda

Ashtu siç pritej, Bayern Munich e mundi pa shumë vështirësi Crvena Zvezda edhe pse priti gjatë për të shënuar rezultat të thellë.

Përkundër dominimit dhe rasteve të shuma, kampioni gjerman e gjeti golin e epërsisë vetëm në minutën e 34-të, kur Kingsley Coman realizoi pas asistimit të Ivan Perisic.

Skuadra e Niko Kovac e la për dhjetë minutat e fundit për të shënuar dy herë të tjera.

Robert Lewandowski në minutën e 80’ dhe Thomas Muller në minutën e 90’ shënuan edhe dy herë të tjera për 3:0 për Bayernin kundër klubit serb.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B të zhvilluar sot më herët, Tottenham Hotspur barazoi 2:2 me Olympiacos.

Shakhtar Donetsk 0:3 Manchester City

Manchester City i Pep Guardiolës e vazhdoi traditën kundër Shakhtar Donetsk duke e mundur edhe këtë sezon bindshëm 3:0 në udhëtim.

Shakhtar dhe City ndodheshin në të njëjtin grup edhe në dy edicionet paraprake të Ligës së Kampionëve, me gjigantin anglez që i kishte fituar të gjitha këto takime të ndërsjella.

Edhe sonte nuk ishte më ndryshe, pasi City fitoi 3:0 falë golave nga Riyad Mahrez (24’) Ilkay Gundogan (38’) dhe Gabriel Jesus (76’).

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Dinamo Zagreb tronditi duke e mundur Atalantën me rezultat të thellë 4:0.

Si pasojë, klubi kroat e merr kryesimin e Grupit C.

Please publish modules in offcanvas position.