Ministri i Ekologjisë Nuredini prezanton projektet e realizuara të mbështetura nga UNEP

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini u takua me përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) në Vjenë, Sonja Gebert.
Në takim u diskutua për statusin e projekteve në vazhdim të zbatuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, të mbështetur nga Fondi Global i Mjedisit, si dhe për projektet e ardhshme të planifikuara.

Theks i veçantë u vu në aktivitetet të cilat realizohen në kuadër të projektit të GEF 5 “Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe orientimin e biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës”.

Në kuadër të këtij projekti, një nga qëllimet kryesore është zgjerimi i zonave të mbrojtura në vend, ku faza përfundimtare është përgatitja e Studimit mbi Vlerësimin e vlerave natyrore të Malit Sharr dhe Studimi socio-ekonomik, i ndjekur nga përpunimi i kornizës ligjore për shpalljen e Malit Sharr. Për Zonë të Mbrojtur dhe Planit të Menaxhimit të Zonës së Ardhshme të Mbrojtur .

Gjithashtu, u diskutua edhe rreth mbështetjes për luftën kundër shkretëtirëzimit dhe aktivitetet e planifikuara në të ardhmen drejt arritjes së neutralitetit të degradimit të tokës dhe kontributit në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Please publish modules in offcanvas position.