Ohër: Komuna fillon aksionin për rrënimin e objekteve pa leje

Komuna e Ohrit sot filloi aksionin për prishjen e ndërtesave pa leje.

Pa ndonjë informacion paraprak për mediat, sot në mëngjes Inspektorati Komunal i Ndërtimit filloi aksionin për rrënimin e ndërtesave pa leje në rrugën “Marko Nestorovski” në Ohër.

Bëhet fjalë për një ndërtesë ku para dhjetë ditëve u ndaluan punimet, mirëpo edhe përkundër vendosjes së shiritit të verdhë disa punëtorë kishin vazhduar punimet me çrast edhe ishin ndaluar.

Komuna e Ohrit thotë se rrënimi do të vazhdojë dhe se të gjitha objektet që kanë marrë vendim si objekte të jashtëligjshme do të rrënohen.

Më parë, kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski kishte deklaruar se ky proces do të zgjasë deri në dy vite. Sipas regjistrit komunal, mbi territorin e tërë komunës janë regjistruar më shumë se 1.000 ndërtesa pa leje, 409 prej të cilave janë në zonën e mbrojtur.

Please publish modules in offcanvas position.