Sistem elektronik për pagesë të të gjitha taksave të rrugës me 13,7 milionë euro

Me 13,7 milionë euro mjete të siguruara nga BERZH-i dhe Buxheti, do të vendoset sistem elektronik për pagesë të të gjitha taksave rrugore, me çka do të përshpejtohet transporti,  do të lehtësohet qarkullimi i automjeteve dhe do të pakësohet tollovia. Mjetet në shumë prej 13 milionë eurove janë nga BERZH-i, ndërsa shteti siguron 700 mijë euro. Marrëveshja për shfrytëzim të mjeteve nga BERZH-i u nënshkrua sot në Shkup nga ana e ministres së Financave, Nina Angellovska, drejtori i Zyres së BERZH-it në vend, Andi Aranitasi dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov. Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes mori pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Me projektin parashihet sendërtimi dhe modernizimi i pikë pagesave ekzistuese për taksë rrugore përgjatë Korridorit VIII, ndërtimi i tre pikë pagesave të reja për takës rrugore në akset e autostzradave që janë në rrjedhë ndërtimi – dy në autostradën Milladinovci-Shtip dhe një në autostradën Kërçovë-Ohër. Parashihet instalimi i pajisjes për ndërlidhje të pikëpagesave të sendërtuara dhe atyre të reja për taksë rrugore me qendrën operative për taksa rrugore në Petrovec. Janë ndarë mjete për dizajn dhe nëdrtim të korsisë shtesë për rritje të kapacitetit të pikë pagesës për takës rrugore në Milladinovci përgjatë Korridorit VIII.

Me projektin është paraparë edhe instalimi i paneleve fotovoltaike diellore në të gjitha pikë pagesat ekzistuese dhe ato të reja për taksë rrugore, të cilat ndërtohen në tërë rrjetin e autostradave.

Me vendosjen e sistemit elektronik në pikë pagesa pritet rritje e efikasitetit të qarkullimit të automjeteve dhe rritje e të ardhurave nga taksa rrugore. Për tre muaj, siç tha drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, qytetarët e pranojnë këtë mënyrë të pagesës dhe se janë ndarë 9.200 kartela elektronike dhe tage për pagesë të taksës rrugore të cilat aplikohen në pikë pagesat përgjatë Korridorit 10.

Please publish modules in offcanvas position.