Europa League: Fitojnë pretendentët, njihuni me rezultatet e të gjitha ndeshjeve

Pavarësisht impenjimit në një fushë të vështirë si Frankfurti, Arsenali mori epërsinë që në provën e parë në grupin G, me fitoren e thellë 3-0 në fushën e Ajntrahti.

Londinezët ishin skuadra më e mirë në fushë dhe marrin kështu 3 pikë që i pozicionojnë të parët. Uillok prishi ekuilibrat në Komercbank Arena ndërsa për të siguruar suksesin u deshën dy gola në 5 minuta e fundit. Saka dhe Obamejang thelluan hendekun në favor të Arsenalit që mposht rivalin më të fortë të grupit.

Një surprizë e hidhur për Lacion ishte transferta e kësaj të enjteje në fushën e Kluzh. Italianët morën të parët avantazhin me Bastos por nuk ditën ta ruanin. Sfida u vendos në favor të skuadrës rumune me penalltinë e Deak, dhe rrjetën e Omrani cerek ore nga fundi.

Me Taulant Xhakën në fushë që nga minuta e parë e deri në të fundit, Bazel asfaltoi 5-0 Krasnodarin në grupin C. Bua dy herë, më pas Xufi, Okafor dhe autogoli i Viljena ishin pikat kulmore në Sejnt Xhejkob Park, në festën e merituar të helvetikëve.

PSV Eindhoven fitoi 3-2 duelin e fortë me Sportingun e Lisbonës, edhe pse rrezikoi shumë deri në fund nga presioni i portugezëve. Për tu shënuar gjithashtu dhe suksesi i thellë 0-3 i Sevijas në fushën e karabakut. Hernandez, El Hadadi dhe Torres ishin autorët e rrjetave për formacionin andaluzian.

Në 24 ndeshjet e para të grupeve në Europa Lig, fituan gjithashtu pretendentë të tjerë për trofeun si Mancester Junaitid dhe Roma. ‘Djajtë e Kuq’ u mjaftuan ndaj Astana në Kazakistan me golin e Grinud, finalizim i një përpjekjeje personale të talentit anglez me një goditje brenda zonës.

Roma shkatërroi 4-0 Bashaksehir e ndihmuar dhe nga autogoli i turqve në fundin e fraksionit të parë. Edin Xheko, Xaniolo dhe më pas rrjeta e holandezit Klaivert në minutën e tretë shtesë kompletuan më pas misionin e verdhekuqve në stadiumin Olimpiko.

Please publish modules in offcanvas position.