Qeveria forcon bashkëpunimin me Këshillin e ri të Ambasadorëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është takuar me përfaqësues të Këshillit të ri të  ambasadorëve: kryetarin  Lupço Arsovski, nënkryetarin Muhamed Halili dhe anëtarët e Këshillit Ekzekutiv, Tihomir Ilievski, Nano Ruzhin dhe Iljaz Sabriu, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Në takim janë përshëndetur politikat e Qeverisë që e hapën rrugën për integrimet në NATO dhe në BE të vendit. Është vlerësuar se Qeveria e bëri të nevojshmen që ta vendosë shtetin në rrugë të drejtë dhe se integrimet e suksesshme janë një mundësi e vërtetë për zhvillim ekonomik  të vendit.

Bashkërisht është shprehur pritje se do të vlerësohen arritjet e vendit në planin vendor dhe ndërkombëtar dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut, siç meriton, do të marrë vendim pozitiv nga Këshilli i BE-së në tetor  dhe datë për fillimin e negociatave.

Në takim ishte sqaruar misioni i asociacionit të ambasadorëve dhe ish-ministrave të punëve të jashtme,Këshilli i Ambasadorëve, që. siç tha, është themeluar me qëllim që të ndihmohet në krijimin dhe zbatimin e suksesshëm të politikës së jashtme rajonale dhe ndërkombëtare dypalëshe dhe multilaterale dhe integrimet në NATO dhe në BE, përmes mbështetjes  dhe shkaktimit të institucioneve kompetente për politikë të jashtme, të marrin vendime cilësore dhe të drejta të bazuara në bazë të analizave gjithëpërfshirëse dhe cilësore.

Please publish modules in offcanvas position.