Zyrtarë të BE, kërkojnë nisjen e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Në letrën e dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pasuesja e tij, Ursula von der Leyen, dhe kryetari i Kuvendit Evropian, David Sasoli, kërkuan nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Maqedonia dhe Shqipëria bënë atë që kërkuan prej tyre. Përmbushja e detyrave kërkonte angazhim nga qytetarët e tyre, të cilët perspektivën evropiane e kanë burim motivimi dhe vendosmërie”, thuhet në letrën e dërguar vendeve anëtare të BE-së. 

Ato pranojnë se nuk ka garanci në procesin e bisedimeve dhe se do të duhen reforma të mëdha që këto vende të bëhen anëtare të plotë të BE-së.

Në mënyrë paralele, thuhet në letër, reforma e brendshme e BE-së do të duhet të thellohet.

Please publish modules in offcanvas position.