Shefi i diplomacisë austriake, sot në Shkup

Ministri federal për Evropën, Integrimin dhe Punë të Jashtme të  Republikës së Austrisë, Aleksandar Shalenberg, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup.

Siç bën të ditur MPJ, Shalenberg do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe më pas dy ministrat do të mbajnë konferencë për shtyp.

Në suaza të vizitës në vend, shefi i diplomacisë austriake do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani.

Në takimet pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme politike dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Maqedonisë së Veriut  dhe Austrisë, si dhe perspektivat evropiane  të vendit tonë. Gjithashtu do të shkëmbehen edhe mendime për bashkëpunim rajonal, gjendja në EJL dhe çështje të tjera aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, shtohet në kumtesën e MPJ-së.

Please publish modules in offcanvas position.