Osmani: Vendimet merren nga vendi ynë në bazë të Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka komentuar konkluzionet e liferuara jozyrtare të Komisionit të Venedikut në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, raporton koha.mk.

“Komisioni i Venedikut nuk është qëndrim final dhe ky Komision nuk ka dhënë ndonjë raport konkret por vetëm jep këshilla ngjashëm siç kishte dhënë për banknotat dhe uniformat e ushtrisë ku përkrahte dygjuhësinë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ata mirëpo vendimet do të merren nga vendi ynë duke u bazuar në Marrëveshjen e Ohrit”, është shprehur Osmani.

Please publish modules in offcanvas position.