NATO, rrezikohet anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në Samitin e Londrës

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO sipas gjitha gjasave nuk do të zyrtarizohet në Samitin e 3 dhe 4 dhjetorit në Londër.

Shpresat që kryeministri teknik i Spanjës, Pedro Sanchez, i kishte përcjellë kryeministrit Zoran Zaev në New York – që Parlamenti në Madridit do të mund të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO para Samitit në Londër, tashmë bien në ujë, shkruan 360 gradë në Alsat.

Arsyeja është se Spanja do të mbajë zgjedhjeve të parakohshme më 10 nëntor.

Tashmë dihet edhe data e krijimit të Parlamentit të ri spanjoll, seanca e parë është caktuar për 3 dhjetor, ditën kur fillon Samiti i NATO-s në Londër.

Spanja mund të jetë e vetmja anëtare nga 29 shtetet anëtare të Aleancës që nuk do të mund të arrij ratifikimin e protokollit deri në dhjetor.

Deri më tani, Protokollin për anëtarësim të Maedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar 21 shtete anëtare të Aleancës.

Please publish modules in offcanvas position.