Banka Botërore: Vazhdojnë trendet pozitive në ekonominë e Maqedonisë së Veriut

Banka Botërore parasheh që rritja ekonomike në Maqedoninë e Veriut të jetë prej 2.9 deri 3.1 përqind.

Në raportin më të ri rajonal, Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë të vetmet vende në rajonin e Ballkanit Perëndimor që kanë trende pozitive. 

Siç është theksuar në prezantimin e sotëm të raportit në Shkup, edhe gjatë viteve të ardhshme priten trende pozitive dhe rritje prej 3.2 përqind ndërsa gjatë vitit të ardhshëm pritet të jetë 3.3 përqind.

Është prezantim i 16-të i një serie raportesh për gjendjen e ekonomive të v endeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia

Please publish modules in offcanvas position.