Të rinjtë nga Tetova bëjnë një aplikacion që lehtëson udhëtimin

NOTaxi – Transport Solution është aplikacion falas i zhvilluar nga AVIX Tech me bazë në Tetovë. Ky është aplikacion që është zhvilluar nga një grup të rinjësh të cilët kanë zhvilluar një platformë që lehtëson gjetjen e mjeteve të transportit si linjat e autobusave, kontaktet e kompanive të taksive si dhe gjetjen e zonës së parkingut.

Ky aplikacion fron zgjidhje për të gjithë llojet e transportit si: Taxi, Autobus, Agjensione Turistike etj.NOTaxi ka për qëllim lehtësimin e gjetjes së të dhënave si:
1.Numrat e kompanive të Taksive për qytetet Tetovë, Gostivar dhe Shkup,
2.Kalkulimi i çmimit të përafërt të udhëtimit
3.Orari i autobusëve dhe koha kur arrin autobusi
4.Ofertat më të volitshme për pushime
5.Gjetja e zonës së parkingut

Please publish modules in offcanvas position.