Timonie: Përafrimin e vendeve kah BE-ja ne e shikojmë ne aspektin rajonal

Takimi i djeshëm i ambasadave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk ndihmoi që Franca të ndryshojë mendim rreth nisjes së bisedimeve mes BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Nuk presim të kemi ndryshim të qëndrimeve deri në mbledhjen e ministrave të martën në Luksemburg, asgjë s’ka ndryshuar nga java e kaluar, vendimi duhet ta merr Emanuel Macron”, sqarojnë për AIM diplomatë të pranishëm në mbledhjen e djeshme. 

Këto diplomatë, për AIM, nuk e vërtetojnë informacionin se Franca “nuk është optimiste” për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë dhe Shqipërinë, ashti siç raportuan disa media franceze.

“Nuk mund të vërtetojmë një informacion të tillë për shkak se Franca nuk ka qëndrim, dhe nuk mund të thuhet nëse është optimiste apo jo”, thonë për AIM, burime diplomatike.

Bisedimet mes vendeve anëtare të BE-së janë të fokusuara në ndarjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, posaçërisht pas qëndrimit të qeverisë holandeze dhe kushtet e vendosura nga Gjermania. Pritet që disa vende edhe më tej të vazhdojnë që këto dy vende të shkojnë bashkërisht në paketë.

Please publish modules in offcanvas position.