Personat e dyshuar për rastin “Reket” janë ftuar në Gjykatën Penale

Personat të cilët janë të përfshirë me propozimin për përcaktimin e masave për kujdes lidhur me rastin “Reket” sot janë ftuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup që të deklarohen para gjykatësit në procedurën paraprake.

“Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, para gjykatësit të procedurës paraprake dje është sjell një person me propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit. Pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive në propozim, deklarimi i palëve si dhe vlerësimi i kushteve personale dhe kushtet familjare të personit të dyshuar, gjykatësi i procedurës paraprake solli vendim me të cilin për J.M. është përcaktuar masë arresti shtëpiak si dhe masë shtesë parandaluese – marrje e pasaportës dhe ndalesë për dhënien e pasaportës së re ose ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror ‘për shkak të dyshimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1, pika 1,2 dhe 3 nga Ligji për procedurë penale’”, kumtoi sot në mëngjes Gjykata Themelore Penale Shkup.

Sa i përket personave tjerë të përfshirë me propozimin për masa të përcaktuara për kujdes, në pajtim me dispozitat ligjore, siç është theksuar në kumtesën e Gjykatës, gjatë ditës janë ftuar që të deklarohen lidhur me propozimin para gjykatësit të procedurës paraprake.

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion dje e informoi opinionin se hetimi për rastin “Reket” është përhapur, gjegjësisht është sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër pesë personave fizikë dhe një personi juridik, për shkak të dyshimit bazë se i dyshuari i parë ka bërë vepër të vazhduar penale “mashtrim” dhe vepër penale “pastrim parash dhe përfitime tjera nga vepra ndëshkuese”. .

Please publish modules in offcanvas position.