Peter Handke autor austriak fiton çimin Nobel për letërsi

Shkrimtarja polake, Olga Tokarczukka fituar çmimin Nobël për Letërsi 2018, ndërsa çmimin për vitin 2019 e ka fituar autori austriak, Peter Handke.

Akademia suedeze e ka vlerësuar Tokarczukun për “imagjinatën rrëfyese me një pasion enciklopedik që përfaqëson kryqëzimin e kufijve si formë të jetës”.

Ndërkohë çmimi për Handke është vlerësuar për “punën me ndikim që me zgjuarsinë gjuhësore e ka eksploruar periferinë dhe specifikimin e përjetimit njerëzor”.

Çmimi Nobel për Letërsi sivjet u nda dy herë pasi që vitin e kaluar akademia suedeze e kishte anuluar ceremoninë shkaku i skandaleve të sulmeve seksuale, konfliktit të interesit dhe korrupsionit që kishin prekur akademinë.

Që nga ajo kohë, akademia e Suedisë ka një sekretar të ri të përhershëm, Mats Malm, pas dorëheqjes së Anders Olsson si dhe ka anëtarë të ri në akademi pas një sërë dorëheqjesh që ishin dhënë vitin e kaluar. 

Please publish modules in offcanvas position.