Deklarata e Sofjes shkaktoi reagime të mëdha në Shkup

Kërkesat e Bullgarisë për mos përdorimin e termit gjuha maqedonase, janë në kundërshtim me premtimin e Sofjes se nuk do të bllokojë vendimin për t’i dhënë Maqedonisë një datë për bisedime me BE-në. Kështu vlerëson Malinka Ristova nga Instituti i Politikës Evropiane. Kjo situatë sipas saj, e ndërlikon rrugën evropiane të shtetit.

Meqë vendosin kushte për tashmë hapin tjetër, në konferencën e parë ndërqeveritare, konferenca e dytë ndërqeveritare dhe për kornizën e negociatave, e cila është një dokument kryesor i BE për negociatat e vendit, vlen për të gjithë periudhën e bisedimeve, me vetë këtë e komplikon në mënyrë të konsiderueshme situatën. Meqë këto janë dokumentet që BE-ja duhet t’i miratojë, Bullgaria duhet të negociojë me shtetet anëtare mbi to dhe vështirë se do të qëndrojnë të gjitha kërkesat e saj. Mirëpo, këto kërkesa janë maksimale në disa elemente madje edhe absurde, veçanërisht edhe ato që prekin Marrëveshjen e Prespës, që janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës, e ne e dimë mirë se prapa Marrëveshjes së Prespës qëndron gjithë bashkësia ndërkombëtare – deklaroi Malinka Jordanova, Institut i Politikës Evropiane.

Ish-kryeministri Lubço Georgievski gjithashtu reagoi në profilin e tij në Facebook. Ai shkroi:

“Ultimatumin e fundit nga Qeveria bullgare e përjetoj si pezullim të Deklaratës së miqësisë të vitit 1999 dhe Marrëveshjes së fqinjësisë së mire të vitit 2017”, tha Lubço Georgievski, ish-kryeministër.

Reaguan edhe një pjesë e intelektualëve bullgarë. Në deklaratën e tyre, ata konstatuan se toni i të ashtuquajturit Pozicion kornizë të autoriteteve bullgare është i palejueshme meqë rrezikon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Sipas tyre, gjëja më shqetësuese është mohimi dhe nënvlerësimi i kulturës maqedonase dhe identitetit politik dhe kulturor.

Please publish modules in offcanvas position.