Pendarovski – Bierlejn: Marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve stabile dhe miqësore

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë realizoi takim me kancelaren federale Brigit Bierlejn, e cila e përgëzoi për përparimin e arritur dhe për reformat e zbatuara në vendin tonë.

Këmbimi i vizitave në nivel të lartë dhe më të lartë, siç vlerësuan pas takimit, janë tregues i mirë për nivelin e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, të cilët këtë vit shënojnë 25 vite nga vendosja e marrëdhënieve bilaterale.

Presidenti Pendarovski gjatë takimit u falënderua për përkrahjen e përgjithshme nga Austria për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e riafirmuan pritjen se nga mesi i tetorit Këshilli Evropian do të marrë vendim për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Presidenti Pendarovski e theksoi edhe rëndësinë e përkrahjes që Austria ia jep Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, përmes pranisë së vazhdueshme të forcave policore austriake në kufirin jugor nga viti 2015”, informoi Kabineti i presidentit. .

Please publish modules in offcanvas position.