Historianët do ta këshillojnë Zaevin si te veprojë me Bullgarinë

Kryeministri Zoran Zaev sot konfirmoi se gjatë ditës do të takohet me historianët, të cilët janë anëtarë të Komisionit të përzier ekspert të Maqedonisë dhe Bullgarisë, e formuar në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Në një deklaratë të dhënë sot paradite pas fjalimit të tij në Konferencën rajonale për mbrojtje sociale efektive, Zaev tha se akoma nuk është takuar me ta, por se gjatë ditës do të ketë takim.

“Gjatë ditës me siguri do të takohemi. Do të kem takim së bashku me përfaqësues të Kabinetit të ministrit Dimitrov dhe këshilltarët e mit për politikë të jashtme, pasi nesër pason takim me Komisionin prej palës bullgare”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për mbrojtje sociale efektive. .

Please publish modules in offcanvas position.