Paqartësi rreth datës së negociatave me BE-në

Është i paqartë deri në fund vendimi për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi që Franca javën e kaluar parashtroi propozim për metodologji të re në negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE që do të shqyrtohet në takimin ministror në Luksemburg, me çka sërish mund të shtyhet vendimi për hapje të negociata për Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit të mbrëmshëm të ambasadorëve në Luksemburg, nuk ka përparim në pozitat e vendeve-anëtare të BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Me atë vendimi zhvendoset për sot në Këshillin për punë të përgjithshme në nivel të shefave të diplomacive që mbahet në Luksemburg.

Megjithatë, edhe përkundër skenarëve të pasigurt, kreu shtetëror shpreh optimizëm për vendim të qartë për fillim të negociatave, se Unioni nuk guxon ta dënojë shembullin më të mirë në Ballkan, me argumente se vendi 14 vite e gjysmë është vend-kandidat për anëtarësim, ka edhe përparim të madh në reforma, i njohur edhe nga vetë vendet-anëtare.

Kryeministri Zoran Zaev, duke e komentuar ambientin në prag të samitit të Këshillit të Evropës mbrëmë deklaroi se qeveritë e Gjermanisë dhe Francës do të ketë takim të përbashkët, sipas të gjitha gjasave, të mërkurën.

“Mbetem fuqimisht i bindur se do të marrim datë për negociata. Nesër fillon Këshilli ministror ku do t’i kuptojmë indikacionet e para, ndërsa më 17 dhe 18 tetor do të mbajë mbledhje Këshilli i Evropës. Mbetem fuqimisht i bindur se ne do të marrim datë, respektivisht vendim për fillim të negociatave, me të cilin definitivisht edhe ato aspirata të Francës për imponimin e metodologjisë së re, me të cilën do t’u jep mundësi korrekte të gjitha vendeve që negociojnë ose do të negociojnë, siç jemi ne, të kenë mundësi dhe nëse kanë performansa të mira, të arrijnë të shkojnë përpara, ndërsa nëse disa prej performansave ngecin, atëherë le të kthehen prapa. Ky është ai diskutim që po zhvillohet. Nuk ka vend që gjatë 20 viteve të fundit më shumë ka merituar se Republika e Maqedonisë së Veriut ta marrë këtë datë për fillim të negociatave”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në Manastir.

Vlerësoi se vendi i ka të gjitha argumentet për të marrë vendim pozitiv nga Këshilli i Evropës.

“Nuk dëshiroj as të mendoj se a do të marrim datë. Pesëmbëdhjetë vite presim, sollëm vendime të mëdha, reforma, marrëveshjet janë përfunduar 100 për qind, me të vërtetë jemi shembull për tërë rajonin. BE-ja nuk guxon të lejojë ta dënojë më të mirin në kontinentin evropian sepse kjo është me rëndësi për BE-në, për rajonin, për motivimin e ardhshëm të liderëve të cilët duhet të gjejnë zgjidhje dhe t’i reformojnë shoqëritë e tyre”, tha Zaev.

Please publish modules in offcanvas position.