Ëndrra vazhdon, fitore dhe spektakël ndaj Malit të Zi

Kosova ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Malit të Zi me rezultat 2-0, ku nuk munguan rastet e shumta dhe spektakli në tribuna.

Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, shkoi në mënyrën më të mirë për ekipin tonë, me një dominim fantastik nga fillimi deri në fund, ku rezultati ka mundur të jetë më i lartë.Me të filluar ndeshja në minutën e 10-të, Kosova kaloi në epërsi me një gol të mbrojtësit Amri Rrahmani me kokë, pas harkimit nga këndi të Bersant Celinës (1-0).Kosova nuk u ndal duke i radhitur rastet me Milot Rashicën, Vedat Muriqin dhe Florent Hadërgjonajn, por pa sukses.U desh të pritet minuta e minuta e 35-të e ndeshjes, kur një kundërsulm i shpejtë i ekipit tonë e vuri në vështirësi mbrojtjen malazeze, ku Florent Hadërgjonaj pason bukur te Vedat Muriqi që shënon pas dy tentimeve (2-0).

Please publish modules in offcanvas position.