Ahmet Alltan deri te juria në gjykatë: Mos i gjykoni idetë, ajo është e pamundur

Një nga shkrimtarët më të njohur turk Ahmet Alltan gjatë fjalimit të tij para jurisë në gjykatë e mbrojti qëndrimin e tij në procesin gjyqësor që udhëhiqet kundër tij për përkrahje të ashtuquajtur të terrorizmit. Alltan  i cili më shumë se tre vite është në burg tha se se ai gjykohet për shkak të qëndrimeve të tij kundër qeverisë së Erdoganit dhe if ton gjykatësit dhe trupin gjykues që të mos i gjykojnë idetë sepse ajo është e pamundur.

Alltan i cili është një nga 150 gazetarët e burgosur në Turqi në mbrojtjen e tij e tha këtë:

Nga fillimi i këtij rasti ju tentoni të realizoni të pamundurën, duke gjykuar idetë. Është e pamundur që të arrihet kjo. Sepse idetë e pafundme nuk bien në kufijtë e gjykatës. Kur tentoni të vlerësoni idetë dhe të supozoni se nuk ekziston dallim i thellë në mes veprimit dhe idesë, idetë i bëni të kufizuara, kurse aktgjykimin të pakufizuar.

DO TË BIE GJYKATA DHE SHTETI

Kur i nënvizoni kufijtë e ideve dhe i fshini kufijtë e gjykatës dhe e ktheni atë që dëshironi të ndodh nuk ka shanse të arrihet drejtësi.  Dhe ajo që ndodh sot në Turqi do të bie shteti is ë drejtës dhe sistemi i drejtësisë. Me ligjin janë përcaktimin kufijtë e  gjykatës. Kur gjykata dëshiron që ti tejkalojë këta kufijtë dhe të dënojë idetë, ajo ballafaqohet me ligjin. Përballemi me aktgjykimin e paligjshëm.

KONFLIKTI I GJYKATËSVE ME DREJTËSINË SHKAKTON VETËVRASJE KLASIKE

Konflikti ndërmjet gjykatës dhe ligjit që është shkak për ekzistimin do të thotë po vetëvritet me prerjen e venëve të tyre. Tashmë tre vite, shoh se si sistemi i drejtësisë po vetëvritet. Kjo është një pasqyrë patetike. Në mbrojtjen time vazhdimisht po përpiqem që ta parandalojë këtë vetëvrasje të gjakosur të gjyqit dh eta shpëtojmë këtë fund patetik duke përmendur ligjin.

JU REKOMANDOJMË QË TA RESPEKTONI LIGJIN

Në qoftë se kjo gjykatë me kujdes i dëgjon mbrojtjet e mia, nuk do të lejonte gabimin katastrofat sikurse është mosrespektimi i vendimeve të gjykatës Kushtetuese. Shoh se e keni përmirësuar gabimin e bërë para 1. 5 viteve duke liruar deputetin Siri Sureja Onder.  Ky është një zhvillim pozitiv. Kjo është ajo që duhet të bëjë kjo gjykatë. Mendoj se  jeni të vetëdijshëm  për pasojat e gabimeve të gjykatës të cilët ndikojnë ndaj gjithë shoqërisë. Edhe sot Ju rekomandoj që ta respektoni ligjin. Ju e dini a doni që ti dëgjoni rekomandimet e mia. Shpresoj se ju jeni të vetëdijshëm për pasojat nga mosrespektimi i Ligjit.

Please publish modules in offcanvas position.