Pendarovski: Jepni shansin Maqedonisë së Veriut

Die Presse: Franca para disa kohësh kishte deklaratën negative për zgjerimin, a shpresoni ende se do të merrni sinjal nga BE-ja për fillimin e negociatave për pranim e Maqedonisë e Veriut në BE?

Stevo Pendarovski: Nuk shpresoj për ndonjë sinjal, por presim vendim. Një vit e gjysmë që lamë pas realizuam gjithçka që kërkohej. Madje, pas Marrëveshjes me Greqinë ndërruam edhe emrin tonë. Asnjë kandidat më herët nuk e ka bërë këtë. Nëse BE thotë se procesi i anëtarësimit themelohet në rezultate, atëherë nuk presim më pak nga kjo, le të matet nga ajo që kemi arritur. Mesazhi im është: na jepni shansin dhe lejoni të dëshmojmë se jemi të përgatitur.

Die Presse: Një argument – për shembull nga Parisi- për bllokimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte se të dy shtet duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Stevo Pendarovski: Ne themeluam Prokurorinë Speciale Publike që ngriti akt padi kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndërkohë u arratis në Hungari, si dhe për persona të tjerë të rëndësishëm. Ne luftën kundër korrupsionit e bëmë prioritetin tonë. Argumentin kyç për Francën ishte se ata para zgjerimit dëshirojnë thellim e Unionit. Por, paralelisht mund të vijojnë të dy proceset. Ne nuk do të bëhemi menjëherë anëtare e plotë e BE-së.

Die Presse: A nuk jeni të zhgënjyer?

Stevo Pendarovski: Sidomos u zhgënjyem në qershor të këtij viti. Vitin e kaluar vendet, anëtare të BE-së thanë: jo tani, akoma duhet të punojmë në reformat e brendshme, qershorin e ardhshëm do të sjellim vendim dhe do të fillojmë bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Kurse këtë qershor thanë: “Na falni, akoma nuk jemi të përgatitur.”

Die Presse: Si e shikon populli këtë?

Stevo Pendarovski: Temat e mija në fushatë ishin anëtarësimi në BE dhe NATO si qëllime strategjike. Ne muajt e ardhshëm presim të bëhemi anëtare e NATO-s. Mirëpo, nëse bisedimet për BE-në prolongohen, atëherë Unionin do të humbas shumë nga besueshmëria e tij. Entuziazmi për BE-në i vendit tonë dukshëm do të ulet. Njerëzit pyesnin, pse duhet të ndryshojmë emrin e vendit? Ne ju thamë se të mund të bëhemi pjesë e BE-së. Ne përmbushëm gjithçka. Tani populli pyet- pse ka prolongim?

Die Presse: Ministri i punëve të jashtme të Austrisë Shalenberg, para do kohësh përsëriti se negociatat me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë njëkohëisisht. Cili është qëndrimi juaj?

Please publish modules in offcanvas position.