Mogerini: Liderët evropianë ta sjellin vendimin e duhur për negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Që të përforcohet progresi i arritur në Ballkan, tani është momenti t’i hapim negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj se liderë tanë ditëve në vijim do ta sjellin vendimin e vërtetë, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme e BE-së, Federika Mogerini.

Në fjalimin për “Rolin e BE-së si lojtar global” i Universitetit të Oksfordit, midis tjerash, Mogerini potencoi se Unioni duhet të stabilizohet dhe ta bashkojë kontinentin me futjen e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Për t’i bërë luftërat të pamundura në kontinentin tonë është e nevojshme që të bashkohet Evropa me futjen e Ballkanit në BE”, theksoi Mogerini.

“Viteve të fundit bëmë hapa të rëndësishme, duke filluar nga marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa progres i rëndësishëm, edhe krahas vështirësive, është arritur edhe në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Mogerini.

Ajo vlerësoi se të gjithë gjashtë partnerët në rajon kanë zbatuar reforma dhe se liderët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor janë bërë të vetëdijshëm për rëndësinë midis bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Ky është po ai princip bazë, prej ku filluan hapat e parë drejt krijimit të Bashkimit Evropian, pas Luftës së Dytë Botërore. Ndaluam të luftojmë me njëri-tjetrin në momentin kur e kuptuam se bashkëpunimi afarist është shumë më i mirë sesa përplasjet e ndërsjella”, sqaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini./MIA

Please publish modules in offcanvas position.