Zaev në Bruksel në takime me Han, Sasoli dhe Tusk

Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Kryeministri Zaev, së bashku me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot pasdite do të realizojnë takim me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han.

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Zaev më pas do të ketë takim me kryetarin e Parlamentit evropian, David Maria Sasoli dhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Gjatë ditës së nesërme, kryeministri Zaev do të realizojë takim me nënkryetarin e Komisionit evropian, Frans Timermans

Please publish modules in offcanvas position.