Britania e Madhe e ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab e nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, me çka deri më tani 24 vende-anëtare e përfunduan procesin e ratifikimit, pasi që sot paraprakisht atë e bëri edhe Italia.

Raab në profilin e tij në Twitter kumtoi se e ka vënë nënshkrimin në protokoll dhe theksoi se me padurim pret që Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht të bëhet pjesë e NATO-s. Me kënaqësi të madhe sot e nënshkrova protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO së bashku me ambasadoren Miovska. Pres që Maqedonia e Veriut t’i bashkëngjitet familjes së NATO-s dhe të marrë pjesë në takimin e liderëve të NATO-s në Londër dhe të ndihmojë në promovimin e paqes de sigurisë ndërkombëtare”, shkroi Raab.

Please publish modules in offcanvas position.