Liderët e BE-së sot dhe nesër do të vendosin nëse Maqedonia e Veriut mund të fillojë bisedime

Në Bruksel pasdite fillon samiti dyditor i liderëve të BE-së ku një nga pikat e diskutimit do të jetë vendimi për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

BE nuk arriti të arrijë kompromis për këtë pikë, tashmë një vit e gjysmë, para së gjithash shkaku i kundërshtimit të Francës e cila konsideron se së pari duhet të reformohet procesi i bisedimeve me shtetet kandidate para së të jepet dritë e gjelbër për vendet e tjera. Derisa shumica më e madhe, anëtarë të BE-së konsiderojnë se duhet të jepet dritë e gjelbër për Maqedoninë e Veriut që të ruhet kredibiliteti i Unionit.

Gjasat për Shqipërinë janë pothuajse joekzistuese, gjë e cila ishte konfirmuar mes rreshtash nga ana e presidentit francez Emanuel Makron i cili e potencoi problemin me kërkesat e mëdha për azil nga Shqipëria pasi është hequr regjimi i vizave për këtë vend.

Tani për tani nuk është e qartë nëse zgjerimi do të jetë në rend dite sot ose nesër, kryetari i Këshillit Evropian duhet të precizojë agjendën e bisedimeve nesër.

Një numër i madh i shteteve anëtare janë të qëndrimit se Franca do të kërkojë diçka për kthim që të lëshojë për Maqedoninë e Veriut, një nga problemet e Parisit është marrëveshja rreth kornizës shtatëvjeçare financiare të BE-së dhe mjetet vetanake të Unionit, ku është në konflikt me Gjermaninë. Parisi kërkon të mbahet nivel i kënaqshëm i mjeteve për politikë të përbashkët bujqësore për të cilën disa shtete anëtare konsiderojnë se është e vjetruar dhe se duhet të reformohet, ose të zvogëlohen mjetet financiare që janë dedikuar. Franca poashtu do të kërkojë nga partnerët evropian taksë mbi karburantet e avionëve dhe anijeve.

Kryeministri Zoran Zaev dje në tentimin e fundit të bind liderët evropian të mbajnë premtimin ndaj vendit e ka vizituar Brukselin ku është takuar me komisarin për zgjerim Johanes Han, me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Maria Sasoli.

“Pas gjithë asaj që e bëmë jemi të bindur se duhet të marrim vendim për fillimin e negociatave me BE-në tani dhe menjëherë. Jemi të gatshëm për këtë politikisht dhe në mënyrë institucionale. Secila shtyrje do të lexohet si vendim negativ dhe do të ketë pasoja shumë negative, nivel të lartë të dëshpërimit te qytetarët dhe te të gjithë ata të cilët e mbështetën zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, porositi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me eurokomisarin për Zgjerim Johanes Han.

Please publish modules in offcanvas position.