Sot do të shënohet Dita evropiane kundër tregtisë me njerëz

Me fillimin e web-fushatës për ngritjen e vetëdijes tek bashkësitë e ndjeshme sot Ministria e Punëve të Brendshme do ta shënojë luftën kundër tregtisë me njerëz.

Fushata do të jetë me fokus të veçantë në tregtinë me njerëz për eksploatimin seksual dhe të punës dhe për martesat e fëmijëve si rrezik për paraqitjen e tregtisë me njerëz.

Në ngjarjen që do të organizohet me këtë rast është paralajmëruar fjalim i sekretares shtetërore të MPB-së dhe e koordinatores kombëtare e Komisionit për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal Magdalena Nestorovska, si edhe e sekretares shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe drejtueses së zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migrime, Sonja Bozhinovska-Petrushevska.

Fushata zbatohet në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve kombëtare në sferën e azilit, migrimeve dhe tregtisë me njerëz”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Fondi për Zhvillim i IOM.

Projekti zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrime – IOM në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Please publish modules in offcanvas position.