Palmer sot viziton Shkupin

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer sot  do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Palmer, siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Në këtë takim pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departmentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të shtetit tonë, ndërkohë do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon.

Please publish modules in offcanvas position.