Delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në takim me kreun e KSHZ-së

Duke pasur parasysh paralajmërimin e Qeverisë së RMV-së për një cikël të ri zgjedhjesh në prill të vitit të ardhshëm, Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e gjuhëve , Ylber Sela, sot realizoi takim pune me kreun e KSHZ-së për të ofruar mbështetetjen e tij në zbatimin sa më të drejtë të gjuhës shqipe në materialet që do të duhet të përgatiten për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, i shoqëruar nga nënkryetarja Ditmire Shehu dhe anëtarët tjerë të KSHZ-së, shprehu kënaqësinë nga interesi i drejtorit Sela për të ndihmuar institucionet e vendit në zbatimin e drejtë të Ligjit për Përdorimin e gjuhëve duke e njohur atë se KSHZ-ja sigurisht se do të ketë nevojë për një kuadër profesional përkthyesish për shkak të kompleksitetit të materialeve dhe se do të jetë i gatshëm të respektojë të gjitha dispozitat ligjore që i parasheh Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, tha se Institucioni që drejton ai i është qasur me seriozitet zbatimit të drejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nëpër institucione, prandaj tashmë në të gjitha institucionet ka dërguar pyetësor në formë ankete për t’u njohur nga afër me nevojën e tyre për të përfshirë kuadër profesional në përpilimin e materialeve dygjuhësore.

Please publish modules in offcanvas position.