Dimitrov: Prodhojmë të ardhme, për të mirën e vendit tonë dhe rajonit

Mbaruam punë të madhe, kemi bërë punë të mëdha të cilat nuk bëhen shpesh herë në rajon,  ndërsa ato janë kompromiset. Prodhojmë të arhdme, për të mirën e vendit tonë, por edhe për rajonin, porositi mbrëmë  ministri  i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov para ambasadorëve të SHBA-së në rajonin e Evropës juglindore për të cilët organizoi pritje pune,  të cilët sërish,  nën udhëheqësi të zëvendës ndihmës sekretarit shtetëror dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer, mbajnë këshillim në Shkup.

Siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, ministri Dimitrov ka theksuar se takimi i tillë është konfirmim plotësues edhe për  partneritetin e fuqishëm dhe të thelluar mes Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se këshillimi rajonal i ambasadorëve të SHBA-së në Shkup paraqet mundësi  edhe për këmbim të thelluar të mendimeve me  vendin nikoqir  për çështje të rëndësishme  nga interesi i përbashkët.

Në fjalimin para ambasadorëve të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Bosnja e Hercegovinë, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Greqi dhe Shqipëri, përfaqësues të lartë të Departamentit të shtetit dhe përfaqësues të  Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministri Dimitrov u falënderua  edhe për ratifikimin e mëparshëm të protokollit inkuadrues për në NATO në Senatin amerikan,  ndërsa e ka potencuar edhe vlerën  e Departamentit të shtetit në profilimin e politikës amerikane dhe thellimin e bashkëpunimit të thelluar dhe partneritetit strategjik me Republikën e Maqedonisë së Veriut. .

Please publish modules in offcanvas position.