Palmer: SHBA-ja mbështet RMV-në në NATO dhe BE, Marrëveshja e Prespës çelës i stabilitetit në rajon

Me kryeministrin biseduam për situatën në vend dhe rajon, si dhe për ndodhitë në Bruksel, tha diplomati i lartë amerikan Metju Palmer. Gjatë takimit është diskutuar edhe për miratimin e protokollit për anëtarësi në NATO në SHBA dhe për EU aspiratat e vendit tonë.

“Presim që Republika e Maqedonisë së Veriut për një kohë të shkurtër të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës. E riafirmuam edhe njëherë mbështetjen e SHBA-së për integrimin në BE, këtë ua përcjellim edhe partnerëve tanë europian”, deklaroi Palmer pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.

Please publish modules in offcanvas position.