Deputetët sot kanë mundësi të parashtrojnë pyetje

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 117-të në të cilën do të parashtrohen pyetje të deputetëve.

Seanca në të cilën deputetët u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.

Pyetjet e para zakonisht i parashtrojnë deputetët e opozitës.

Paraprakisht, Kuvendi do ta mbajë seancën e 119-të me një pikë të rendit të ditës Propozim – ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga deputetët Riste Tashev, Panço Minov, Artan Grubi dhe Mirosllav Jovanoviq.

Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akciza do t’u mundësojë operatorëve  ekonomikë të cilët punojnë me prodhimet e reja të duhanit t’i paraqesin sasitë e planifikuara mujore të pullave të akcizave në periudhën prej 1 dhjetori të vitit 2019 dhe në këtë mënyrë do të mundësohet edhe ngritja e pullave të akcizave dhe shënimin e këtyre prodhimeve në pajtim me zbatimin e Ligjit të ri për akcizat. Kjo, do të thotë një mundësi për operatorët ekonomikë që me kohë t’i fillojnë aktivitetet e tyre të planifikuara me prodhimet e reja të duhanit.

Njëkohësisht, propozohet të shtyhet zbatimi i Ligjit për akcizat, gjegjësisht në vend që nga 1 dhjetori i vitit 2019 i njëjti të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2020.

Please publish modules in offcanvas position.