Punëtori dhe debat për arsimimin sipëror dhe shkencën në vend

Punëtori dhe debat “Sfidat në rrugën e universiteteve të Maqedonisë drejt zonës hulumtuese evropiane dhe Lista e Shangait” do të mbahet sot në hapësirat e Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike (FETI) në Shkup.

Punëtoria është e organizuar nga asociacioni alumni Humbolt dhe DAAD Club Maqedoni, Fakulteti Matematiko – Natyror, Fakulteti Elektroteknik dhe Teknologjive të Informacionit në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, në koordinim me ambasadën gjermane në Shkup dhe mbështetje të Fondacionit prestigjioz DAAD nga Gjermania.

Ngjarja pritet të kontribuojë për ngritjen e vetëdijes për nevojën në reforma urgjente në sektorin e arsimit sipëror dhe veprimtarinë shkencore hulumtuese në Maqedoni, informojnë organizatorët.

Asociacioni alumini Humbolt dhe DAD Klubi – Maqedoni, i formuar në vitin 2004 nga fondacionet prestigjioze gjermane Aleksander fon Humbolt dhe DAAD ka mision akademik ta promovojë përsosmërinë shkencore në Maqedoni, në pajtim me parimet e këtyre fondacioneve eminente të cilat gëzojnë renome të lartë në kuptim të mbështetjes së shkencëtarëve më të mirë nga të gjitha rajonet shkencore në mbarë botën.

Please publish modules in offcanvas position.