Thimonier: Nëse ka rezultate deri në maj, do të ketë lajme të mira

Procesi i revizionit në BE ekziston dhe nëse jepen pika pozitive deri në muajin maj edhe nga ana juaj edhe nga ana jonë, besoj se do të marrim lajme pozitive”.

Kështu ka deklaruar ambasadori francez në Shkup, Christian Thimonier. I pyetur nëse është optimist që deri në maj vendi mund të përfundojë detyrat e shtëpisë për të marrë dritë të gjelbër, ai tha se fillimisht duhet të organizohen zgjedhje të lira, gjegjësisht të vazhdojë marrja e raporteve pozitive nga OSBE për organizimin e zgjedhjeve.

Ai tha se me këtë Maqedonia e Veriut do të jep mesazh pozitiv, se është vend demokratik dhe se i ka përmbushur kriteret e Kopenhagës.

“E di se është rrugë e gjatë, por ne jemi në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojmë në këtë”, tha Thimonier, në panel diskutimin e mbajtur me rastin e 70-vjetorit të Këshillit të Evropës i dedikuar për përmirësimin e qasjes për kompensimin e viktimave nga tregtia me njerëz dhe dhuna në baza gjinore.

Please publish modules in offcanvas position.