Kryetari i Parlamentit Evropian Sasuaoli, sot u drejtohet deputetëve te RVM

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli, sot do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa paraprakisht ai do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me koordinuesit e grupeve të deputetëve dhe përfaqësuesve nga partitë tjera politike.

Paraprakisht dje, kryetari i PE-së pati takim me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev dhe me presidentin Stevo Pendarovski,

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Zaev, Saolli tha se gjatë Këshillit të fundit të BE-së pati negociata që vinin nga tre qeveri të vendeve-anëtare të BE-së dhe këto propozime na çuan drejt konkludimit të vendimit. Në thelb nuk pati “Jo” për datë, nuk pati mohim të çështjes për fillim të negociatave, por pati një lloj kushtëzimi, se diçka më tepër duhet të bëhet.

“Në këtë moment ato qeveri janë në fazë të ndryshimit të mendjes, përkatësisht i shqyrtojnë vendimet që i sollën, por duhet të theksoj se nuk dëgjuam një “jo” të qartë”, vlerësoi Sasolli.

Vlerësoi se ajo që ato vende nuk i kanë tejkaluar kundërshtimet deri tek Këshilli i BE-së, nuk duhet të konsiderohet si humbje, por një lloj i ngecjes në proces, siç edhe shpesh ndodh në vendet demokratike.

Kryetari i Parlamentit Evropian është i drejtpërdrejtë se çështja për zgjerimin do të ngritet në maj para Këshillit të BE-së, në Samitin në Zagreb.

“Maqedonia e Veriut duhet dhe patjetër t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Vendimi që ajo të mos ndodhë, mund të ndryshohet për disa muaj”, nënvizoi Sasolli.

Paraprakisht, gjatë hapjes së sotme të Shtëpisë Evropiane në Shkup potencoi se për Parlamentin Evropian, Këshillin Evropian dhe Komisionin Evropian, Maqedonia Veriore është e gatshme t’i fillojë negociatat inkuadruese dhe shfaqi shpresën se pak shtete që kanë rezerva në këtë çështje do të arrijnë t’i tejkalojnë dyshimet e tyre.

Please publish modules in offcanvas position.