Turqi: Lirohet shkrimtari Ahmet Altan dhe gazetarja Nazli Ilixhak “ Nuk mund të gëzohemi, në burg ka shumë njerëz të pafajshëm dhe fëmijë”

Gjykata turke solli vendimin për lirimin nga burgu për shkrimtarin më të njohur turk Ahmet Alltan dhe gazetaren Nalzi Ilixhak, të cilët më shumë se 3 vite po gjenden prapa grilave për shkak të akuzës për pjesëmarrje në organizatën terroriste.

Jam pak i trishtuar kur për herë të parë dëgjova se jam liruar. Të tjerët nuk janë liruar. Në burg ka mijëra njerëz të pafajshëm. Kjo kuptohet se pak më ka trishtuar. Ka fëmijë që gjenden në burg, nuk mund të gëzohesh në kushte të këtilla deklaroi Alltan i cili është liruar pas 1138 ditë të kaluara në burg.

Altan në deklaratën për gazetarët menjëherë pas lirimit tha se nuk ka humbur asnjë vit dhe nuk do të lejojë të humb vite.

Nazli Ilixhak: Ju lutem mos i harroni të tjerët të cilët gjenden në burg.

Gazetarja Nalzi Ilixhak, është në mesin e disa të liruarve. Fjalët e para menjëherë pas lirimit të Ilixhakut ishin në lidhje me të burgosurit tjerë të pafajshëm.

Zoti i ndihmoftë ata njerëz. Mos i haroni ato- deklaroi ilixhak para gazetarëve.

Ilixhak e cila më shumë se tre vite është në burg, ishte pritur nga ana e djalit të saj dhe vëllaut.

Pra Alltan dhe Ilixhak janë pjesë e 150 gazetarëve të pafajshëm turq të burgosur. Qeveria turke ka burgosur më shumë se 130 gazetar dhe ka mbyllur dhjetëra medium si pjesë e aktiviteteve kundër lëvizjes Gylen.

Please publish modules in offcanvas position.