Me mbështetje të SHBA-ve themelohet Klinika Juridike në UEJL

Me përkrahje të Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, është themeluar për herë të parë në Maqedoni, Klinika Juridike, e cila do funksionojë në kuadër të Fakultetit Juridik. Në të, studentët, përveç ligjëratave, do të mund të zhvillojnë edhe hulumtime mbi lëndë të caktuara, por edhe të ndajnë përvoja dhe këshilla mes profesionistësh, në sferën juridike. Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Kate Marie Byrnes tha se nga kjo Klinikë dhe nga ky fakultet, në të ardhmen do dalin jo vetëm juristë, por edhe lidership të mirë që i duhen këtij vendi, siç ka ndodhur me Klinikat Juridike në Universitetet e SHBA-ve.

Është kënaqësi që ne si qeveri e SHBA-ve jemi të përkushtuar ta përkrahim zhvillimin e shtetit ligjor , institucionet e forta dhe gjeneratat e reja ë s`do jeni pjesë e atyre që do e çojnë shtetin përpara. Klinikat Ligjore janë vërtetë për ju një mundësi shumë e mirë për të ecur përpara dhe ti ndyni duart me punën që bëjnë juristët, gjykatësit, prokurorët në saje të profesionalizimit tuaj. Gati çdo shkollë juridike në SHBA ka këto lloj klinikash sepse kanë vlerë të madhe në trajnimin praktik dhe është një komponentë e rëndësishme e mendimit kritik dhe gjitha aftësive që mësoni si pjesë e programit tuaj”, tha Kate Marie Byrnes, ambasadore e SHBA-ve.

Nga ana tjetër, rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti, theksoi se, me themelimin e kësaj Klinike, studentët do munden që studimet e tyre, ti zhvillojnë në mënyrë me të sofistikuar, ashtu siç e kërkojnë trendët e zhvillimit nëpër universitetet e mëdha.

“Defakto këtu do i sjellim nga praktika dhe do shndërrohet kjo në një gjykatore konkrete, ku studentët do kenë mundësi ta shohin gjallë seancën dhe në moment se si zhvillohet procesi mësimor, pra thjeshtë do mësoni praktikisht duke e pasur para syve këtë situatë dhe kjo është ajo që e bëjmë ne ndryshe”, u shpreh Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL.

Please publish modules in offcanvas position.