Xhaferi: Nuk mund që Kuvendi i shpërndarë përsëri të mblidhet

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi hedh poshtë mundësinë për mbledhje të Kuvendit për shkak të ratifikimit të Protokollit për NATO, pasi të shpërndahet.

Xhaferi në intervistë për RTVM-në sqaroi se Kodi Zgjedhor parasheh 60 ditë për zbatimin e zgjedhjeve.

“Kushtetuta nuk parasheh Kuvend teknik. Me vendimin e shpërndarjes, Kuvendi nuk ka mandat”, tha Xhaferi.

Xhaferi nuk din se kur do të përfundojë procedura e ratifikimit në Francë dhe çfarë do të ndodhë në Spanjë pasi ato më 10 nëntor kanë zgjedhje të parakohshme.

Please publish modules in offcanvas position.