Buxheti 2020, heshtje në Ministrinë e Financave

Buxheti 2020, heshtje në Ministrinë e Financave

Ministrja e Financave Nina Angellovska, nuk dha përgjigje konkrete në e pyetjet e Alsat-it, se mbi cilën bazë Fondit Pensional iu miratuan gati 65 milion euro për vitin e ardhshëm, edhe pse Fondi ka kërkuar vetëm 17.8 milion euro. Angellovska nuk pranoi të tregojë nëse paratë do të mbulonin boshllëkun në fond, dhe me këtë do të vihej në pikëpyetje reforma e paralajmëruare  pensioneve. Ajo argumenton se shteti do të investojë në kapitalin njerëzor dhe se masat sociale të planifikuara për vitin e ardhshëm do të zbatohen.Lidhur me pyetjen tuaj për Fondin Pensional, kjo masë për subvencionimin e kontributeve nga pagat është përpiluar shumë mirë në aspektin sistemor. Drejtpërdrejt, ato kompani që do t’i rritin pagat, mjetet do të derdhen në fondin pensional dhe atë shëndetësor, në llogari të personit të cilit i është rritur paga. Kjo do të thotë se flasim për një masë të qëndrueshme dhe sistemore, e cila jo vetëm që do t’u ndihmojë kompanive, por në mënyrë indirekte kjo do të thotë edhe investim në kapital njerëzor, meqë do t’u ndihmojë kompanive t’i rritin pagat, e me këtë t’i motivojnë dhe t’i mbajnë punëtorët, gjë që sot është shumë vështirë”-tha Nina Angellovska, ministre e Financave.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.