Stevo Pendarovski në Francë, nesër takon Makronin

Stevo Pendarovski në Francë, nesër takon Makronin

Presidenti, Stevo Pendarovski prej sot e deri më 13 nëntor do të qëndrojë në Francë, ku do të marrë pjesë në Marrëveshjen paqësore të Parisit, ndërkaq nesër, do të ketë takim me presidentin francez, Emanuel Makron.

Pendarovski do të ketë mundësi që drejtpërdrejtë nga shefi i shtetit francez t’i dëgjojë qëndrimet e Francës për zgjerimin dhe për metodologjinë e re të negociimit.

“Fituam mundësi jashtëzakonisht të mirë si shtet të marrim pjesë në Konferencën paqësore të Parisit dhe t’i ekspozojmë argumentet e të dyja palëve dhe t’i dëgjojmë motivet e presidentit francez”, tha Pendarovski javën e kaluar një në deklaratë për mediumet.

Paralajmëroi se para Makronit do ta përsërisë pozitën se eurointegrimi i Maqedonisë së veriut nuk ka alternativë dhe se vendi është i gatshëm të vazhdojë në atë rrugë, pavarësisht nëse kjo do të jetë sipas metodologjisë së deritanishme apo të re të cilën e paralajmëron Franca.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.