Tetova, mbetet qyteti më i ndotur ne Maqedoni

Tetova, mbetet qyteti më i ndotur ne Maqedoni

Koncentrimi ekstrem i lartë prej 801 mikrogramë në metër kub, janë vërejtur mbrëmë në orën 21:00 në Tetovë përmes stacioneve matëse shtetërore për monitorim dhe matje të cilësisë së ajrit në aplikacionin për celularë “Ajri im”.

Koncentrimi i materieve të dëmshme në ajër është 16 herë më i lartë nga 50 mikrogramë të lejuar në metër kub. Mbrëmë dyfish ishin rritur edhe koncentrimet e PM 2,5 grimcave të cilat në vend se të jenë 50 mikrogramë në metër kub, kanë arritur 123. Të dhënat e koncentrimeve të mesme ditore të PM10 nga stacionet matëse shtetërore në mëngjes tregojnë 138 mikrometër në metër kub PM10 me çka Tetova është edhe qyteti më i ndotur në shtet.

Edhe pse standardet shëndetësore botërore parashikojnë në një vit kalendarik të mos ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur, përkatësust prani e rritur e grimcave helmues PM10 dhe PM2, deri tani në 75 ditët në Tetovë vërehen koncentrime të larta të materieve të dëmshme në ajër. Shifra në ditët kur është rritur koncentrimi i grimcave të dëmshëm nuk është i tërësishëm duke e ditur që nga 26 prilli deri më 23 shtator nuk kishte matje.

“Nga 26 prilli i këtij viti instrumenti për PM10/2,5 është dërguar në laboratori të akredituar për kalibrim në Vjenë, Austri. Pas kthimit të tij i njëjti është instaluar më 23.09.2019 këtë vit dhe prej atëherë ka të dhëna për PM10/2.5 nga vendi matës në Tetovë, është përgjigjja nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.