Seanca e 165-të e Qeverisë së RMV në Komunën e Tetovës

Seanca e 165-të e Qeverisë së RMV në Komunën e Tetovës

Kjo është një mundësi e rrallë për të mbledhur bashkë në një vend me kreun e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të treguar se rajoni i Pollogut dhe njëkohësisht edhe qyteti i Tetovës janë një shtytës i rëndësishëm ekonomik, shoqëror dhe arsimor për shtetin tonë.
Pikërisht zhvillimi i ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, kulturës por edhe zhvillimi i të gjitha sferave të jetesës shoqërore na bashkoi sot këtu për të diskutuar mbi këto tema, dhe në të njëtjën kohë së bashku me të gjithë kryetarët e komunave që jemi të pranishëm, t’i prezentojmë para Qeverisë së RMV, projektet, programet dhe strategjitë për zhvillim, mbi të cilët do të fokusohemi për ti realizuar bashkërisht. Në këtë drejtim prioritet kanë projektet që rrjedhin nga nevojat e qytetarëve, por edhe projektet që kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve të nevojshme për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Dua të shpreh mirënjohjen time për këtë iniciativë qeveritare për të qenë sa më afër qytetarëve, për të inspektuar atë që është bërë por edhe planet dhe projektet zhvillimore në të ardhmen, që kanë për detyrë zhvillim të barabartë rajonal të vendit.

Me këtë takim edhe një herë tregojmë se puna e përbashkët sjell rezultate pozitive për të cilat u bindëm edhe këto ditë me punë konkrete në terren.

Për këtë arsye, ne jemi të përkushtuar dhe do të vazhdojmë të ecim fuqishëm në rrugën që kemi trasuar për zhvillimin dhe përparimin e të gjithë komunave në rajonin e Pollogut.

Një falënderim i veçantë edhe një herë për kryeministrin Zaev, ministrat dhe të gjithë kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut që janë sot këtu, si dhe për ju mediat që jeni prezent dhe ndiqni nga afër dhe me vëmendje punën tonë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.