RMV me buxhet rekord për vitin 2020,  3.9 miliardë euro

RMV me buxhet rekord për vitin 2020, 3.9 miliardë euro

Buxhet real për investime në kapitalin njerëzor, e jo për blerjen e votave para zgjedhjeve. Kështu sot pushteti e paralajmëroi propozim-buxhetin për vitin 2020. Qeveria planifikon të shpenzojë 3.9 miliardë euro, ndërsa nga qytetarët do grumbullojë 3.6 miliardë euro. Rritja e ekonomisë për vitin e ardhshëm është projektuar në 3.8%, ndërsa deficiti në 2.3% dhe do të financohet me borxhe nga vendet e huaja. Buxhet real, buxhet që i detekton problemet dhe i alokon paratë prapë tek qytetarët, atje ku do japin më shumë efekt dhe rezultate më të mira. Buxhetin për vitin 2020 në kuadër të politikave fiskale e destinuam drejtë njerëzve dhe drejtë përmirësimit të kushteve ku njerëzit do munden të plotësojnë më shumë nga potenciali i tyre- deklaroi Nina Angellovska, ministre e financave.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.